Politika e rimbursimit

Ne duam që ju të mbeteni të kënaqur me blerjen tuaj. Nëse keni ndonjë problem me porosinë, ju lutemi lexoni kushtet tona më poshtë:

Kushtet e Kthimit

  • Afati: Produkti mund të kthehet brenda 14 ditëve nga data e marrjes.

  • Gjendja: Për arsye higjienike, parfumi pranohet mbrapsht vetëm nëse është i papërdorur, me celofan të pahapur dhe në paketimin origjinal të dëmtuar.

  • Dëmtimet: Nëse produkti vjen i thyer ose i dëmtuar gjatë transportit, na kontaktoni brenda 24 orëve me një foto të produktit për zëvendësim të menjëhershëm.

Rimbursimi

  • Pasi marrim produktin dhe verifikojmë që është i papërdorur, rimbursimi kryhet brenda 7 ditëve pune.

  • Mënyra e rimbursimit bëhet sipas marrëveshjes (transfertë bankare ose kredi për blerje të re).

Kostot e Transportit

  • Kostot e transportit për kthimin e produktit mbulohen nga klienti, përveç rasteve kur ju kemi dërguar produktin e gabuar ose të dëmtuar.

Na Kontaktoni

Për çdo kërkesë për kthim, na shkruani direkt në faqen tonë në Instagram, në WhatsApp ose në emailin tonë zyrtar të mbështetjes.